12/10/2026
🎓 Student Welcome Day | Universiteti Europian i Tiranës
Vijojmë rrugëtimin tonë pranë studentëve! 📚✨
📍 Këtë herë, Agjencia e Rinisë dhe Mirëqenies Sociale – Bashkia Tiranë zhvilloi një takim informues me studentët e Universitetit Europian të Tiranës, duke prezantuar Kartën e Studentit, mënyrën e aplikimit dhe mundësitë e shumta që ajo ofron.
📲 Përmes platformës Padlet, studentët u bënë pjesë aktive e prezantimit, duke ndërvepruar me pyetje, sondazhe dhe komente, si dhe duke ndarë njohuritë dhe mendimet e tyre.
🤝 Në këtë aktivitet na u bashkuan edhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), të cilët prezantuan kurset e formimit profesional, shërbimet e punësimit dhe mundësitë që ofrohen për zhvillimin e aftësive të të rinjve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës. 💼
🎯 Më pranë studentëve, me më shumë informacion, bashkëpunim dhe mundësi për të ardhmen! ✨